Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai nuk është tërhequr as sot nga deklarata e tij.

Nga Lushnja ku mori pjesë në homazhet në nder të të rënëve në luftën e dytë botërore, deputeti i Lushnjes në prononcimin e tij për mediat tha se figura e Enver Hoxhës nuk është nul pasi ai udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare dhe ngaqë nuk ka tjetër drejtues tjetër të luftës është njëlloj si figurat e tjera të ballit dhe legalitetit që janë rehabilituar dhe kjo i takon historianëve.

"Unë pres pyetje të tilla sepse u përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve", tha ai.

Ditën e djeshme, Çela uroi kolegët e tij në Komisionin e Ligjeve për festën e shpalljes së pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha dhe i ofendoi më tej me fjalë të papërshatshme.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen. Pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, Balla tha se ka marrë një sqarim nga deputeti Çela. Ai theksoi se derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij.

 “Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.

Lidhur me ngjarjen, Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Aliebaj tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.

"Sot tregohet edhe një herë nevoja që duhet të merret një paketë e plotë ligjore lidhur me dekomunistizimi e shoqërisë shqiptare dhe në proces konsultimi i gjerë që skena të shëmtuara si ajo e djeshmja të mospërmenden dhe të përsëriten më të ardhshme. Iniciativa është bazuar në përvojat më të mira europiane ku dënohen krimet e komunizmin", tha Alibeaj.

Ka qenë Partia Demokratike e cila ka denoncuar dje një foto të publikuar të mesazheve një grupin e 'WhatsApp', e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend.

Bujar Çela uronte kolegët e tij për ditën e Pavarësisë me një foto ku shihet diktatori Enver Hoxha dhe flamuri kombëtar. Pas postimit, nga SMS-të, duket se kanë reaguar deputetët e PD-së, ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se duhet ta heqë këtë mesash 'o deputet faqezi, kushdo qofsh ti hiqe këtë, turp, turp, turp'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Alibeaj: Paketë ligjore për dekomunistizimin, ngjarjet si ajo e djeshmja me foton e Enver Hoxhës të mos ndodhin më

Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend nj paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Aliebaj tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura. E gjithë kjo nisëm u ndërmor pas incidentit të djeshëm në grupin e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi 29 nëntorin me foton e Enver Hoxhës.

"Rasti i djeshëm i deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i bërë publik tashmë tregon më së shumti  se nuk është vetëm një rast i shkëputur shumë më tepër  se sa kaq. Tregon dhe shtron për diskutim para shoqërisë shqiptare në fakt edhe nevojën për t’u distancuar nga diktatura enveriste, nga pasojat që ka lënë në shoqërinë shqiptare dhe sigurisht nga ndikimi në të ardhmen. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë nevojën për të bërë një orë e më parë nevojën imediate, ulëritëse, urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. E në këtë situatë në emër edhe të kolegëve deputetë, në emër edhe pozicionit që kam si nënkryetar i Partisë Demokratike, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës së Parlament, marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë. Si një reagim , detyrim moral më tepër dhe një reagim i domosdoshëm.  Por përveç kësaj ajo çfarë unë dhe  kolegët e mi i kemi propozuar kryetarit të partisë është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson atë që thashë pak më parë, dekumunistizimin e shoqërisë shqiptare. Për këtë arsye një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari pikërisht dekomunistizimin. Pajisjen dhe pasurimin e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të dënuarve, e të përndjekurve, ndëshkimin dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes. Sigurisht që janë këto synimet tona kryesore të kësaj pakete ligjore.  E mi të gjitha edhe për ndëshkimin në aspektin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, tek e fundit është prova më e gjallë, është prova më energjike Partia Socialiste është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, e trashëgimisë  diktatoriale. Kjo pra është ajo se çfarë ngjarja e djeshme është një detyrim moral dhe politik i yni  ", tha Alibeaj.