TIRANE- Bujar Leskaj ka paraqitur sot në Komisionin e Ekonomisë raportin e KLSH-së për "zbatimin e buxhetit të shtetit për 2013". Duke u ndalur tek pjesa për BSH, Leskaj tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar vendosjen e kufizimit të pjesëmarrjes së anëtarëve të bordit mbikëqyrës në borde të tjera apo aktivitete politike. Sipas Leskajt, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të dorëhiqen nga bordet e tjera, të mos marrin pjesë në aktivitete e tjera apo në politikë. Por sipas tij, rekomandimet e KLSH nuk janë pranuar nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se këto rekomandime duhet të adresohen në Kuvend.
Gjatë prezantimit të raportit të KLSh, Leskaj tha se Banka e Shqipërisë nuk ishte transparente me pagat dhe shpërblimet. Ndërsa thotë se “duhet që paga e guvernatorit të jetë në një nivel me atë të rajonit dhe jo mbi nivel”.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe tha se është në dijeni të problematikës në Bankën e Shqipërisë, ndërsa thekson se ka mangësi të raportit për transferimin e fitimit të bankës në buxhetin e shtetit. Sipas Braçes “ky fitim ka ardhur duke u ulur çdo vit”.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se në vitet e mëparshme Banka e Shqipërisë ka patur shpenzime në deri 100 mln dollarë, ndërsa u shpreh se një pjesë e fitimit të BSH i takonte edhe buxhetit të shtetit. Por sipas Braçes lidhur me këtë çështje nuk ka asnjë të dhënë në raport.
Braçe-Leskajt: Besoj se Presidenti ju lejon edhe 1 mandat në krye të KLSH
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, duke iu drejtuar kreut të KLSH Bujar Leskaj tha se presidenti mund ta lejojë edhe për një mandat tjetër në krye të këtij institucioni. Ndërkaq, deputeti socialist është ndalur sërish tek raporti i paraqitur nga kreu i KLSH para Komisionit, duke u shprehur se në buxhet nuk duhet të përdoret termi vit elektoral, pasi ky term sipas tij “lë hapësira për abuzim nga partia në pushtet”.
“Në 2013 janë konsumuar krime të qarta ekonomike. Problem mbetet mosdënimi i krimeve financiare që u kryen në 2013. BSH në vitet e mëparshme ka shpenzuar deri në 100 mln dollarë. Një pjesë e fitimit të BSH i takonte buxhetit të shtetit, por për fitimin e BSH që i takon buxhetit s’ka asgjë në raport. Ka njerëz që janë futur në politikë për ta korruptuar”, u shpreh Braçe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO