'Rithemelimi' bojkotoi, Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa tradhtojnë Berishën, marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Begajt

2 ishin deputetët që nuk iu bindën urdhrit të Sali Berishës për të mos marrë pjesë ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj në Kuvend. Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa ishin deputetët e vetëm të ‘Rithemelimit’ që morën pjesë në ceremoni. Deputetja Ina Zhupa, foli për mediat pas ceremonisë. Ajo tha se Berisha është në dijeni se ka vendosur të jetë në Kuvend ndërsa shtoi se nuk donte ta paragjykonte Begajn. Ajo tha se respektoi institucionet e vendit dhe Kushtetutën. 

"Si deputete, e kisha dhe nga detyrat e mia funksionale sepse procesi do të jetë kushtetues, institucional dhe mandati më bën që të respektoj kushtetutën. Jam e bindur që Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD, qofshin në ato të parakohshme apo normale", tha ajo. 

Kujtojmë se ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës ishte i vetmi grup që bojkotoi ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit. Në një deklaratë ata e konsideronin 24 korrikun e vitit 2022 që “do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve”.  

Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 viteve, në Shqipëri rivendoset monizimi i plotë.  Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojne mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë. Sot, për herë të parë në 31 vite, në Shqipërinë moniste, në pushtetin ekzekutiv të vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie, dmth të partisë shtet të Edi Ramës. Sot, pas 31 viteve, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë të vendit janë të një partie, dmth të Partisë (shtet) Socialiste.  Për të gjitha këto: Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, qenia, identiteti dhe kultura shqiptare janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen se do të bëjnë gjithçka, së bashku me të gjithë shqiptarët, për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë nga monizimi i partisë-shtet të Edvin Ramës, duke i rezervuar atij fatin e monizmit të parë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Ina Zhupa pas betimit të Begajt: Respektova Kushtetutën! Nuk doja ta paragjykoja

1658680050_Screenshot3.jpg

Deputetja Ina Zhupa, ndryshe nga Rithemelimi, ishte e pranishme në seancën parlamentare për betimin e Presidentit të ri Bajram Begaj. Në fjalën e saj u shpreh se Berisha është në dijeni se ka vendosur të jetë në Kuvend ndërsa shtoi se nuk donte ta paragjykonte Begajn.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. U nis dhe u mbyll në PS. Ndryshe nga ç’meritonte procesi që mendoj se i takonte edhe për legjitimimet opozitës, ishte i kapur nga mazhoranca. Pavarësisht situatës, mendoj se nuk duhet ta paragjykoja presidentin që sot betohej dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit si kreu më i lartë i shtetit. Si garant i kushtetutës dhe do të jetë mbi palët. Si deputete, e kisha dhe nga detyrat e mia funksionale sepse procesi do të jetë kushtetues, institucional dhe mandati më bën që të respektoj kushtetutën. Jam e bindur që Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD, qofshin në ato të parakohshme apo normale.

Ju e keni parë deklaratën e PD. Me të drejtë e ka cilësuar ditën si të monizmit pasi edhe presidenti u zgjodh nga Edi Rama. Nuk kemi pasur mbledhje grupi por një qëndrim zyrtar dhe secili nga deputetët merr vendimin e vet. Ajo që Berisha është në dijeni edhe për praninë time sot”, tha Zhupa.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë