Bujar Luca: Nga elektroauti tek
menaxhimi, sfida ime profesionale

Bujar Luca: Nga elektroauti tek<br />menaxhimi, sfida ime profesionale
Ishte vetëm 25 vjeç kur atij ju krijua mundësi të ishte pjesë e një nisme të re në Shqipëri. Edhe pse ai prej vitesh punonte, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme për Elektroaut, fati i solli një mundësi të artë. Ky është Bujar Luca, i cili prej 17 vitesh është krahu i djathtë i Marias, zonjës nga Franca e cila solli në Tiranë pastiçerinë e parë franceze. Në këtë rrëfim ai na tregon hap pas hapi eksperiencën dhe trajnimet e realizuara në Paris, sfidën e tij në biznes, si dhe orientim profesional ku të rinjtë duhet të fokusohen.
 
Që në themelimin e ngritjes së pastiçerisë, ju keni qenë prezent, duke kontribuar në ngritjen e kësaj nisme. Ka qenë një sfidë e vështirë?
Është një nismë e cila sikurse e shikoni dhe vetë pas kaq vitesh ka rezultuar e suksesshme do të thosha. Edhe pse në fillim e shikoja si diçka të veçantë akoma nuk kisha një ide për biznesin në ato vite. Pas një pune intensive për 1 vit radhazi, mësova çdo pjesë dhe karakter të pastiçerisë, duke provuar veten në një zanat të panjohur më parë.
 
Si lindi njohja me Marian dhe si arrite që të ishe një  njeri i besueshëm në biznes, duke pasur parasysh se në ’99 ishte shumë e vështirë të ngrije një biznes në Tiranë?
Ka qenë rastësi! Marian e njoha nga një shok, i cili e merrte nga aeroporti i Rinasit dhe e sillte në Tiranë, afërsisht 25 vite më parë. Një herë ai nuk shkoi se e kishte makinën me defekt dhe më thotë mua; “Shoqëroje zonjën deri në aeroport”. Këtu nisi dhe biseda e parë, ku gjatë gjithë rrugëtimit ajo po më tregonte një histori se si mund të funksionojë një pastiçeri në Shqipëri. “Dua të bëj një pastiçeri tipike franceze”, - më tha. Me pasionin e saj dhe karakterin shqiptar që kemi ne, kemi arritur që bashkë të realizojmë një nismë të bukur në Tiranë. Sikundër e shihni edhe vete, ne hapëm pastiçerinë, ku jo vetëm shija franceze, por edhe kultura shqiptare e cila trashëgohet nga pikturat me relike, bashkëjetuan dhe sot e kësaj dite vazhdojmë të kemi të njëjtin sukses.
 
Një menaxher i suksesshëm, po cili është çelësi i këtij suksesi?
Kam mbaruar shkollën e mesme elektro-mekanike, një zanat që s’ka lidhje me kuzhinën. Fillimisht, unë kam punuar si vinçier, edhe si punëtor i thjeshtë ndonjëherë, sepse njeriu duhet t’i provojë të gjitha gjërat që ka jeta që të krijohen hapësirat. Edhe me Marian, arrita që të punoj si menaxher i biznesit, por pa e njohur mirë rolin e pastiçerisë, rolin e biznesit. Me kalimin e viteve arrita të mësoj çdo anë pozitive dhe negative të kësaj pune.
 
Si ndikuan këto role në jetën tuaj?
Ishte vëllai i Marias, ai që më krijoj një mundësi të artë në jetë! Të njihja më tepër botën e pastiçerisë, por edhe të gatimit të bukës. Pas hapjes së dyqanit, ai arriti të më mësoj çdo detaj tek ëmbëlsirat dhe tek buka. Brenda një viti unë arrita mësoja me kujdes të gjitha proceset e ëmbëlsirave të dhe të gatimit të bukës franceze, më sakt të disa lloj bukësh. Ndërkaq, pasi fillova të punoj në pastiçeri me ndihmën e Marias, së bashku me bashkëshorten arritëm të merrnim vizat dhe të ndiqnim një trajnim 2 mujor të mundësuar nga vetë Maria në Paris.
 
Pra, ju jeni trajnuar në Francë në pastiçeri?
Po! Ajo ka qenë një eksperiencë e madhe për mua dhe bashkëshorten time. Ne pasi qëndruam për 2 muaj në Paris, tek pastiçeria që familjarët e Marias kishin, një pastiçeri me emër atje. Gjatë atij qëndrimi mësuam shumë gjëra të reja, metoda dhe receta të panjohura për ne. Pasi morëm vizën 1 vjeçare shkuam sërish 6 muaj dhe përfunduam trajnimin tonë përfundimtar. Ishte një eksperiencë që ne na ndihmoi të orientoheshim drejt një zanati që jo vetëm kemi krijuar mundësi punësimi, por kemi arritur të kemi një jetë plot benefite.
 
Sot, të rinjtë po i japin më shumë përparësi Universiteteve, duke lënë pas dore zanatet. Si e shikoni këtë fenomen?
Nuk mund të them se të pasurit e një diplome nuk është një mundësi për të siguruar një punë të sigurt, por të pasurit një zanat të krijon më shumë hapësira në treg. Jeta nuk është vetëm laps e letër, pasi shumë pak do të jenë ato që do të kenë pozicione pune të tilla, e për këtë arsye duhet që të rinjtë të orientohen drejt shkollave profesionale. 
pasticeri

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni