Bujar Nishani dekoron ish
atentatorin e Metës në Tropojë

Bujar Nishani dekoron ish<br />atentatorin e Metës në Tropojë
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani dekoron ish-atentatorin e Ilir Metës në vitin 2000. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar dje në Tropojë, kreu i shtetit, Bujar Nishani ka dekoruar Azgan Haklajn, i akuzuari për atentatin e bërë ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta në vitin 2000.

Atentati
Në nëntorin e vitit 2000 ish-kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta zhvillojë një miting në Tropojë ku u prit nga një anti-miting. Kjo protestë kundër Metës ishte e udhëhequr nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, dega Tropojë, Azgan Haklaj i cili më pas u arrestua nga forcat e policisë me akuzën për sulme terroriste. Por historia e Hakljat pati një zhvillim të çuditshëm. Pas arrestimit nga forcat e policisë, ai u mor nën mbrojtje nga ana e PD-së e atyre viteve e cila gjendej në një gjendje tepër të rëndë. Ai u fut në listat e kandidatëve për deputet të PD-së në Tropojë, ku arriti që të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, gjë e cila bëri edhe pushimin e çështjes ndaj tij për shkak të imunitetit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim