TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar lirimin nga detyra të dy ambasadorëve shqiptarë në Portugali dhe në Indi. Institucioni i Presidencës njofton se “Në mbështetje të nenit 92, të ligjit “Për shërbimin e jashtëm”, Presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Indisë, Fatos Kerciku, si dhe lirimin nga detyra të Edmond Trako nga posti i ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Portugalisë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)











