Bujar Nishani: PD në udhëkryq për ekzistencën e saj! Në 25 prill s'arriti as shifrat e 2013-ës kur kaloi në opozitë! Rikthimi i Berishës në krye të partisë? 'Mesazh për demokratët'

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit dhe rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD duke marrë mandatin e 3 nga gara e 13 qershorit, për kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani partia është një greminë politike dhe në një udhëkryq për ekzistencën e saj. Nga studioja e emisionit "Repolitix" në Report Tv, Nishani tha në zgjedhjet e 25 prillit, PD nuk arriti as shifrat e 2013-ës kur kaloi në opozitë. PD në historinë e saj 30 vjeçare, nënvizon Nishani, asnjëherë s'ka qenë 3 mandate në opozitë.

“Sot më ndryshe se shumë herë më parë kjo sfidë është shumë më  e madhe sepse Pd është në një greminë politike në një udhëkryq për ekzistencën e saj dhe për këtë po mundohem të argumentoj. Misonin e PD në opozitë e shikoj si misionin e një opzite në një demokraci normale. PD e rrezikon këtë dimension. Së pari PD si kurrë më parë në historinë e sja 30 vjeçare ska qenë asnjëherë tjetër 3 mandate në opozitë dhe opozita në shqipëri është shumë e vështirë. PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti as shifrat e 2013 kur u nxorr në opozitë. Së dyti pas 25 prillit pd tregoi se është larguar nga parimet e të qenit një parti e hapur dhe e civilizuar.

Nëse nuk do mundet të realizojë platformat e riformuese nuk mund të ketë më forcën e një partie qeverisëse. Lidershipi që doli pas 13 qershorit nuk gëzon mbështetje solide të anëtarësisë për të realizuar transformimin e partisë. PD ka përgjegjësi për të dalë parti e parë, pas 8 vitesh në opozitë dhe një qeverisje plot dështim e PS, PD doli shumë poshtë, tregon dobësi të madhe të organizimit të saj. PD në gjykimin tim rezultoi e çorganizuar nga pikëpamja e strukturave”, tha Nishani.

Deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se mund të rikthehet në  krye të PD-së, Nishani e lexon si një mesazh të qartë për anëtarësinë e PD, që tregon se partia është më e dobët se kurrë. Sipas Nishanit, Berisha me ketë mesazh po tregon se partia po shkon keq e më keq. Teksa u pyet nga drejtuesi i emisionit Denis Minga nëse do të donte që Berisha të rikthehet në krye të PD-së, Nishani tha se kushdo që do çonte partinë në fitore është i mirëpritur pasi me Bashën kjo gjë është e pamundur. Duke komentuar ftesën e Ramës ndaj opozitës për bashkëpunim, Nishani deklaroi se nëse ndodh një gjë e tillë do të ishte asgjësim për PD. Kurse për shkarkimin e presidentit Meta, tha se nuk ka shkelje të rënda për t'u marrë si hap nga "Kushtetuesja".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Nishani: Presidenti të zgjidhet nga populli, të futen referendumet! Duhen reforma të thella kushtetuese për ndryshimin e vendit

Bujar Nishani tha në Repolitix se vendi ka nevojë për ndryshime të thella kushtetuese duke filluar që nga reduktimi i numrit të parlamentit, zgjedhja e presidentit nga populli, futja e referendumeve sidomos lokale etj.

"Unë jam për nevojën e reformave të thella Kushtetuese në Shqipëri duke filluar nga parlamenti me reduktimin e numrit,  mund të krijojmë dhomën e Senatit. Kemi nevojë për thellim të reformave, për mënyrën e  zgjedhjes së presidentit duke u zgjedhur nga populli dhe në këtë mënyrë i japim një rol pak më përfaqësues. Kemi nevojë për  reformimin e institucioneve të rëndësishme që  kryejnë kontrollet  dhe auditin mbi politikanët. Nuk mundet më të përcaktojë parlamenti  se kush është kontrolluesi i parlamentit nga pikëpamja e auditit financiar dhe pasurive, kemi nevojë për reforma të thella strukturore në konceptin Kushtetues. Kemi nevojë për futjen e konceptit të referendumit me background lokal pasi kemi probleme të thella veçanërisht me administrimin e  territorit ku ka probleme të mëdha. Nuk mund t'i lihet në dorë autoriteteve lokale por t'i kalohet pushteti qytetarëve dhe jo kryetarit të bashkisë që janë të pazotë. Kemi nevojë për reformë të thella për ndryshimin e  vendit", tha Nishani.

Ora 22:09
Nishani: Bashkëqeverisja me PS do ishte asgjësim për PD! S’ka shkelje të rënda për shkarkimin e Metës

 

Duke komentuar ftesën e Ramës ndaj opozitës për bashkëpunim, kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani tha se nëse ndodh një gjë e tillë do të ishte asgjësim për PD. Kurse për shkarkimin e presidentit Meta, Nishani tha se nuk ka shkelje të rënda dhe nuk beson se do të ndodhë.

"Ska asgjë të qartë se çfarë është bashkëpunim dhe cilat janë termat, rama historikisht ka qenë hilanjos në deklartat e komunikimet me PD. Bashkëqeverisje do të ishte asgjësim për PD. Nuk besoj se zgjidhja e presidentit është e afër, ska fakte dhe prova që vërtetojnë shkelje të rëndë, është bazuar në gjykim politik. Mund ti ketë gabim qëndrimet politike po ska shkelje të rëndë për shkarkimin e tij, ska fakte dhe prova", tha Nishani.

Ora 21:29
Nishani në Repolitix: Mesazhi i Berishës për të marrë drejtimin e PD është për anëtarësinë, partia po shkon keq e më keq

Bujar Nishani e lexon deklaratën e Sali Berishës se mund të rikthehet në  krye të PD-së si një mesazh të qartë për anëtarësinë e PD, që është më e dobët se kurrë. Nishani tha në Repolitix se Berisha me ketë mesazh po tregon se partia po shkon keq e më keq.

I pyetur nëse do të donte që Berisha të rikthehet në krye të PD-së, Nishani tha se kushdo që do çonte partinë në fitore është i mirëpritur pasi me Bashën kjo gjë është e pamundur.

"Me aq sa mund të bëj deduksionin tim është një deklaratë që nuk është emocionale por një mesazh i gjerë për anëtarësinë e PD, kurrë në 30 vite nuk ka qenë më e dobët se sot dhe më këtë mesazh ngre alarmin se partia është duke shkuar keq e më keq. Ne jemi përballë asaj që përfaqëson sot Basha pamundësinë për të çuar PD në fitore dhe  cilido që do të ishte do të ishim të gatshëm të bëhej kjo, pasi me Bashën kjo është e pamundur", tha Nishani.

Ora 21:24
Nishani: Lista e kandidatëve për deputetë u zgjodh në të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha, puna e Komisionit u zerua

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani në emisionin Repolitix në Report Tv tha se lista e kandidatëve për deputetë për 25 prillin është zgjedhur me të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha. Puna e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve sipas Nishanit është zeruar nga Basha.

“Skam frikë të marr asnjë përgjegjësi kur më takojnë përgjegjësi, skam qenë kryetar. E gjithë puna e atij komisioni u 0. Lista e kandidatëve nuk prodhohej nga komisioni, por prodhohej vetëm një listë. Njerëz që nuk ishin vlerësuar nga komisioni u vlerësuan dhe ata që ishin vlerësuar nuk u vlerësua. Lista ka qenë e njëjta metodë që Basha ka përdorur në 2017. Në shumicën e këtyre deputetëve që janë sot ruaj respekt sepse kanë bërë betejë të mirë, skanë pasur mbështetje nga partia e tyre”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion