Bujar Nishani telefonon Metën
e uron për postin e Presidentit

Bujar Nishani telefonon Metën<br />e uron për postin e Presidentit
Presidenti në detyrë, Bujar Nishani përmes një telefonate ka uruar Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Ri të Republikës.

Telefonata e Nishanit është urimi i dytë zyrtar që Presidenti i sapozgjedhur ka marrë, ndërsa fillimisht ishte Amsada e SHBA që përshëndeti votimin e Metës në krye të shtetit.

Kreu i ri i shtetit u zgjodh nga Kuvendi në raundin e katërt me 87 vota pro, nga 89 deputetë që morën pjesë në votim.
 
Vetëm dy kanë qenë votat kundër zgjedhjes së Ilir Metës President, të cilat besohet se janë të përfaqësuesve të partisë LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët pavarësisht se votimi ishte i fshehtë patën paralajmëruar votën kundër Metës. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën