Bujar Zela rikthehet nga
Vjena për ekspozitë në Tiranë

Bujar Zela rikthehet nga<br />Vjena për ekspozitë në Tiranë
Bujar Zela piktor shqiptar që ka emigruar prej vitesh jashtë Shqipërisë, kthehet për herë të parë me një ekspozitë në atdhe. Bujar Zela ka jetuar prej vitesh në Vjenë të Austrisë. Ekspozita e artistit Zela do të çelet sot në Muzeun Historik të Tiranës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars.

Në Shqipërinë postkomuniste, shumë artistë zgjodhën rrugën e ikjes për të përsosur artin e tyre. Një ikje e mbushur me ëndrra për të mbajtur të gjallë artin, të vetmen dëshirë që kishin në jeten e tyre. Zela është një prej këtyre artistëve që e la Shqipërinë, por që e ruajti njëkohësisht në zemrën e tij.

Jetoi në vjenë prej vitesh, dhe u shfaq në ekspozitat e tij si një artist që është gjithnjë në kërkim dhe forma e të pikturuarit ndryshonin nga një kohë në tjetrën. Piktura e tij duket thellësisht e ndjeshme, me spikatje të herëprheshme të ngjyrës së kuqe, e përdorur për të shprehur emocione të forta.

“Ai i prezanton ndjenjat me ngjyra, po ashtu impresionon dhe fantazinë…”, shkruan kritika vjeneze për të. Zela shprehte se një artist pikturon mendimet e tij. “Në qendër të jetës sime dhe kreativitetit tim është ngjyra, forma, natyra dhe ekspresiviteti i hedhur në telajo. Pikturat e mia shikohen, flasin dhe ndihen si unë”, thotë ai. Që nga viti 1992 e deri më sot, ai ka hapur një mori ekspozitash në galeri të ndryshme në Austri.

Kritika e ka quajtur impresionist, për vetë sinqeritetin që mbartin pikturat e realizuara prej tij. Secila është një gjendje, e marrë diku me një vështrim dhe e hedhur në telajo sikur të ishte një fotografi e pandryshuar. Një tjetër gjini e lëvruar nga Zela është dhe grafika. Ndërtesat historike të Vjenës, apo imazhe të qyteteve shqiptare, motive të grave nga fshati në dimër, deri tek imazhet e luftës janë pjesë e koleksionit të tij të grafikave.

ekspozita

ekspozita

ekspozita

ekspozita

ekspozita

ekspozita


Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri