Bujqësia, debat Rama-Malaj
në mbledhjen e grupit PS
Programi i Partisë Socialiste për bujqësinë ka shkaktuar dje, në një takim të kryetarit Rama me deputetët e grupit të PS në Kuvend, debate midis kreut të partisë dhe ish-ministrit Arben Malaj. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Rritja pesë herë e investimeve në sektorin e bujqësisë ka shkaktuar dje debate mes Arben Malajt dhe kreut të PS Edi Rama. Ky debat është zhvilluar në një takim me dyer të mbyllura të Ramës me deputetët e grupit parlamentar të Partisë socialiste.
Sipas burimeve të brendshme në PS, një çështje tjetër e debatuar midis tyre ka qenë edhe ajo e uljes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në fusha të ndryshme të bujqësisë. Sipas këtyre burimeve, kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se ky është program dhe atë e mbrojnë të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PS.
Ish-ministri i Financave Arben Malaj u përgjigj, duke deklaruar se, “pavarësisht se është në program, unë nuk e mbroj dot dhe, për pasojë, as që nuk e mbroj dot në publik. Sepse na del si Berishës me problemin e TVSH-së, kurpremtoi uljen, por në fakt e rriti. Ka impakt në public kjo”, u shpreh ai.
Kryetari i Partisë Socialiste tha se projektligji për krijimin e kooperativave bujqësore, që është sjellë në shqyrtim të komisioneve parlamentare javën e kaluar, është një nismë ku janë kopjuar elementë të rëndësishëm të programit socialistpër zhvillimin rural “Rilindja shqiptare”.
“Pas shtatë vitesh në rrugën qorre, qeveria ka kopjuar elementin e rëndësishëm për zhvillimin rural të programit tonë Rilindja Shqiptare dhe sjell në Kuvend nismën. Një nismë e dobët për mënyrën si është konceptuar dhe larg standardeve të BE-së”, tha Rama, duke pranuar se “është një hap shumë i vogël në drejtimin e duhur”. Ai i ka ftuar deputetët të votojnë në parim pro kësaj nisme dhe shtoi se socialistët do të propojnë uljen e TVSHsë për imputet bujqësore dhe uljen e akcizës së naftës. “Fshatarët sot janë në kushtet e mbijetesës dhe për këtë grupi PS do t’i propozojë parlamentit TVSH zero për plehrat kimike, TVSH zero për makineritë bujqësore dhe uljen e TVSH-së në 10% për farërat që përdoren në bujqësi”, deklaroi kryetari i PS-së në mbledhjen e grupit parlamentar, që u zhvillua në selinë rozë.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16