Bujqësia nuk ra në recesion, por do mbështetje/ KASH: Nëse hiqet akciza fermerët përfitojnë 18.5 mln USD

I vetmi sektor që nuk hyri në recesion si pasojë e karantinës ishte bujqësia. Agim Rrapaj kreu i këshillit të Agrobiznesit thotë për Report TV se pavarësisht kësaj gjendja është kritike, pasi janë përballur me dy goditje.

Post tërmeti ndikoi sepse ishte periudha e vjeshtës dhe është një periudhë fushate, por mbas kësaj edhe periudha e pranverës që ishte COVID-19 ishte përsëri periudhë fushate. Pra në dy periudha fushate të bujqësisë dhe ndikoi shumë keq sa i takon perspektivës”, thotë Rrapaj.

Në një situatë të tillë ku nuk janë realizuar pritshmëritë për asnjë sektor dhe kur kontributi i vetëm pozitiv ishte nga pasuritë e paluajtshme dhe bujqësia, Rrapaj thotë se qeveria duhet të marrë në konsideratë tre pika kryesore, për të eliminuar humbjet.

Duhen bërë vlerësime në mënyrë që ndërhyrja të ndodhë në kohën e duhur. Shpesh mos-ndërhyrja në kohën e duhur bën atë që ne të kemi vështirësi shumë të mëdha në procesin e prodhimit dhe në rritjen ekonomike, kjo është e para. E dyta ne duhet të ndjekim hap pas hapi konkurrencën. Vendet e rajonit duhet ti ndjekim me shumë kujdes që të jemi në koherencë me ndërhyrjet që ata bëjnë. Së treti buxheti që do të planifikojnë për periudhën në vijim duhet të marrë parasysh të gjitha humbjet dhe eliminimin e tyre”, shprehet kreu i KASH.

Ndërkohë që partitë politike kanë nisur me premtimet e para për fushatën elektorale, Rrapaj thotë se besueshmëria e tyre do të varet nga fakti se sa do ti marrin parasysh kërkesat e tyre.

 “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka dorëzuar një paketë me kërkesa për mbështetje financiare dhe ne do të shohim realisht sa nga këto kërkesa do të realizohen nga forcat politike. Deri në këto momente kemi vetëm premtime politike”, deklaron Rrapaj.

Por nga ana tjetër burime nga Ministria e Bujqësisë pohojnë se po punohet për hartimin e draftit për heqjen e akcizës për naftën, për fermerët. Nëse kjo nismë konkretizohet fermerët do të kursejnë 37 lekë për çdo litër naftë që do të përdorin për aktivitetin e tyre. Në këtë mënyrë fermerët do të kursejnë mbi 18.5 milionë dollarë, që mund ti përdorin për investime shtesë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja