Të dhënat e 5 viteve të fundit flasin për kreditim në nivele minimale për këtë sektor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e re e dhënë në 11 muajit e vitit të kaluar ishte në vlerën e 2.02 miliardë lekë, duke u ulur me 6.2% në raport me vitin 2020.
Në total për vitin 2020 për bujqësinë kredia e re ishte 2 miliardë e 497 milionë lekë. Ndërkohë në vitin 2019 kredia e re e dhënë për bujqësinë ishte 2.1 miliardë lekë, rreth 2-fish më pak se në 2018 kur bankat kishin dhënë 4 miliardë e 167 milionë lekë.
KREDIA E RE E DHËNË PËR BIZNESET
Viti 2017 3.086 mld lekë
Viti 2018 4,167 mld lekë
Viti 2019 2.108 mld lekë
Viti 2020 2.497 mld lekë
11 muaj të 2021 2.024 mld lekë
Sipas Bankës së Shqipërisë aktualisht, sektori bujqësor përfiton vetëm 1.7% të financimit që bankat ofrojnë për biznesin privat, dhe mbetet shumë larg nevojave reale të sektorit.
Shkaqet kryesore sipas bankave për këtë nivel kaq të ulët të kreditimit janë të shumta, duke nisur nga informaliteti, mungesa e kolaterlait, problemet e pronësisë, apo varësia kushtet e motit. Probleme këto që u përmendën edhe nga Bledar Shella, kryetar i shoqatës së Bankave, gjatë prezantimit të kredisë sovrane prej 1 miliardë lekësh në 26 janar.
Por shkak tjetër është edhe mungesa e sigurimit të këtij sektor. Mungesa e sigurimit të fermerëve e ekspozon edhe më shumë këtë sektor ndaj rreziqeve të kushte atmosferike, qofshin përmbytje, ngrica apo thatësira. Dhe në mungesë të një investimi të sigurt, edhe bankat hezitojnë të japin kredinë për shkak se nuk janë të bindura që huaja do tu kthehet sipas afateve.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50%
-
Jo
46%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh
19 Shkurt, 14:02
-
Banka e Shqipërisë ul përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatorë, s’do jetë më i lartë se 71% deri në muajin korrik!
17 Shkurt, 20:25
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt, 10:46
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt, 16:00
-
Turizmi “shtylla” kryesore! Ekonomia rritje 3.9% deri në 2028, borxhi zbret në 52%, por tek bujqësia vijon kriza
14 Shkurt, 15:35
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
KQZ bllokon pr.ligjin për TVSH në Bujqësi, Braçe te ‘Ekonomia’: Ta miratojmë, gjobën e paguaj unë me këste! Shalsi: Na sqaroni ku shkelet Kodi Zgjedhor
12 Shkurt, 11:11
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
11 Shkurt, 16:18
-
Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar
10 Shkurt, 18:09
-
Rekord, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024! Volumi i parasë cash u rrit me 300 milionë
9 Shkurt, 17:56
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15