Rithehet praktika e dhënies më qira të tokave bujqësore. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e mërkurë një Udhëzim, me anë të të cilit shqufizon një akt të mëparshëm të tij, duke risjellë në fuqi procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara, miratuar nga qeveria ‘Berisha” më 18 korrik të vitit 2012.
Aktet
Konkretisht, të mërkurën Këshilli i Ministrave vendosi që Udhëzimi nr.3, datë 27.11.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e përkohshëm të udhëzimit nr.1, datë 18.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara””, shfuqizohet.
Udhëzimi nr.3 ishte marrë nga qeveria ‘Rama” dhe përcaktonte sa më poshtë vijon: “Me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave Udhëzon: Udhëzimi nr. 1, datë 18.7.2012 i Këshillit të Ministrave "Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara", pezullohet për një afat të papërcaktuar. Çdo kontratë qiradhënieje, e lidhur pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, është e pavlefshme.
Duke anuluar pezullimin, automatikisht Udhëzimi i ‘Berishës’ rihyn në fuqi, duke mundësuar sërish shtetin të japë me qira toka bujqësore, që ende figurojnë si të pandara.
Çfarë parashikon Udhëzimi
Objekt i qiradhënies sipas këtij Udhëzimi janë tokat bujqësore, të cilat në datën 1.8.1991 janë regjistruar si të tilla në regjistrat kadastralë, si dhe kanë qenë në përbërje të ish-kooperativave bujqësore dhe kanë mbetur pa u ndarë për shkak të refuzimit të marrjes së tyre në pronësi nga familjet bujqësore dhe sipërfaqet e tokave të dhëna në pronësi të komunave ose bashkive, të regjistruara në regjistrat kadastralë në kategorinë e resurseve pyll, tokë me bimësi pyjore, kullotë dhe livadh, si dhe sipërfaqet e tokave të pafrytshme, të cilat më pas kanë kaluar në kategorinë e resursit tokë bujqësore.
Kërkesa për marrjen me qira të tokës bujqësore, objekt i këtij Udhëzimi, mund të bëhet nga çdo person, fizik dhe juridik, vendas ose i huaj. Toka bujqësore mund të jepet me qira vetëm në rastet e shfrytëzimit të saj për veprimtari bujqësore.
Procedurat
Çdo subjekt që kërkon të marrë me qira një tokë bujqësore të pandarë, paraqet pranë bashkisë, e cila ka në përdorim token bujqësore, një kërkesë me shkrim drejtuar kryetarit të bashkisë, ku të përfshihen edhe të dhënat e kërkuesit; sipërfaqja dhe vendndodhja e tokës bujqësore, e cila kërkohet të merret me qira; afati i qirasë; veprimtaria bujqësore që do të zhvillohet mbi tokën e marrë me qira, duke përcaktuar kulturat bujqësore ose speciet e bimëve me të cilat lidhet kjo veprimtari; aspektet kryesore të teknologjisë që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, si dhe përpunimin e produkteve; investimet kryesore mbi infrastrukturën (kullim, ujitje, sistemimin etj.), të shprehura në tregues, fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen e kultivimin e bimëve dhe me përpunimin e produkteve etj.; burimet e financimit q ë garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare; ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve në komunën ose bashkinë përkatëse dhe propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit).
Me marrjen e kërkesës së parë për qiramarrje të tokës bujqësore, kryetari i bashkisë fton me shpallje publike të interesuarit të depozitojnë kërkesat e tyre për marrjen me qira të së njëjtës tokë bujqësore, brenda një afati prej 10 ditësh, për një garë, e cila duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të afatit 10-ditor për paraqitjen e kërkesave.
/Shqiptarja.com

VIDEO