Bujqësia/ Rama: Duhet dije dhe bashkim forcash, s'ka kokërr leku pa NIPT, kushtet që duhen

Bujqësia/ Rama: Duhet dije dhe bashkim forcash, s'ka kokërr leku pa NIPT, kushtet që duhen

Agropika më e re që u çel sot në Tiranë, është njëra prej 20 pikave të tillave, të hapura në disa qytete të vendit, e konceptuar si një dritare e dedikuar për fermerët që duan të investojnë në bujqësi dhe zhvillimin rural apo të informohen për zhvillimet më të reja në sektorin e bujqësisë. Kryeministri Edi Rama ishte sot në inaugurimin e mjediseve të reja të kësaj agropike, prej së cilës fermerët e Tiranës do të marrin orientimin e duhur për produktet e tyre, në përputhje me kërkesat e tregut, si dhe do të asistohen gjatë procesit të aplikimit për skemat mbështetëse.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Drejtoren e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural Frida Krifca ishte sot në serën prej 1 Ha të mbjellë me fidanë dhe të ndërtuar sipas standardeve bashkohore, ku të gjitha proceset janë të automatizuara: plehërimi, spërkatja me instekticide, ujitje me pika. 

Kryeministri theksoi se fermerët duhet të kenë parasysh se bujqësia është e lidhur me tregun dhe si e tillë produktet, duhet të orientohen sipas kërkesës së tregut.  “Ajo që mund të thuhet me gjithë gojën është që me fondet që kemi në dispozicion dhe me fondet që kemi marrë nga BE, kushdo që do realisht të punojë dhe investojë në bujqësi dhe i ve mendjen projektit dhe mëson si të aplikojë, merr para. Sigurisht që, edhe siç e folëm qëparë atje thelbi është që duhet të mësohen që bujqësia është e lidhur me tregun. Nuk mundet ti të rrish vetëm në një parcelë dhe të mbjellësh çfarë të vijë në mend jashtë kontekstit të nevojave të tregut dhe  të thuash “pse s’më shitet dhe hajde po dal ta hedh në lumë dhe në rrugë”. Duhet dije dhe bashkim forcash. Kush bashkon forcat fiton dhe nuk është se e kanë bërë të tjerët. Këtu ka shumë që e bëjnë dhe janë të suksesshëm.

Derisa e bën një pjesë, pjesa tjetër duhet të mësojë që ta bëjë . Aq më tepër që me fondet e Komisionit Europian, nuk të jep asnjëri një kokërr leku nëse nuk je regjistruar nëse s’ke NIPTI-n , nëse s’ke më shumë se 5 dynym , nëse nuk ke një biznesplan. Kjo është rruga, ne nuk mund të shpikim një rrugë tjetër që të mbajmë me lëmoshë situata që nuk kanë asnjë shans të ndryshojnë. Situatat ndryshojnë, nëse njerëzit ndryshojnë, duhet  të ndryshojë mendja.”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së