Për herë të parë në 30 vjet kemi një ulje të raportit import-eksport nën 3, nga rreth 6, që ishte ky raport në vitin 2013. Kështu është shprehur dje ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë një deklarate për mediat.
“Shifrat për 6-mujorin e parë të këtij viti janë vërtet impresionuese po t’i krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në total sektori bujqësor ka një rritje me 24.1%. Grupi i perimeve vazhdon të ruajë pozitat e ‘kampionit’ në eksportin e prodhimeve tona bujqësore. Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Në grupin e perimeve kemi edhe produkte të vecanta me rritje që shkon mbi 80%”, tha ministri Çuçi.
Sipas tij këto nuk janë aspak shifra të rastësishme, por dëshmojnë qartë se prodhimet tona bujqësore janë cilësore dhe konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.
Harta e vendeve ku eksportohen produktet tona është e gjerë. Përmenden këtu shtete si Italia, Gjermania, Suedia, Çekia, Anglia, Polonia, Kroacia etj.Krahas vendeve të BE-së, jemi zgjeruar edhe në tregje të reja si India, ku kemi rritur eksportin e mollëve në 65%. Ministri theksoi faktin se deri më tani nuk kemi ngarkesa të kthyera mbrapsht nga eksportuesit.
Në vijim të deklaratës ai përmendi gjithashtu se për herë të parë ka nisur eksporti në SHBA i djathit ‘Made in Albania’, si dhe është arritur marrëveshja me Kinën, për t’i hapur rrugë eksportit të nënprodukteve të qumështit, për mjaltin, prodhimet e akuakulturës, të brendshmeve të kafshëve dhe lëkurëve.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Buxheti do rishikohet për herë tretë në dhjetor, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mld lekë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për Skemën Kombëtare
13 Nëntor, 16:04
-
Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë
6 Nëntor, 22:11
-
SPECIALE/ Sezoni sfidues i vjeljes së ullinjve! Mungesa e punëtorëve dhe tregu informal vendas, zhgënjimi i përvitshëm i fermerëve
26 Tetor, 16:15
-
Fermerët e Kukësit kërkojnë traktorë e autokombanja! Zv/ministri i Bujqësisë: Qeveria financon 50 % të vlerës, por ka disa kritere
16 Tetor, 15:28
-
'Bujqësia, shtëpi pa çati', njihuni me agronomin nga Nikla që ruan varietetet mbi 100-vjeçare
2 Tetor, 20:20
-
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
27 Shtator, 22:26
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
Gazetari ‘influencer’ ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe: Dy kompanitë që tregtuan 'lodrat kineze' u zhdukën! Morët ca para për të dëmtuar bujqit
29 Gusht, 19:55