Një tjetër nismë dëshpëruese e ardhur nga qeveria shqiptare tregon se në ç’batak gjendet ekonomia dhe se sa nevojë ka mazhoranca për para, pavarësisht mjeteve për t’i shtuar ato.
Ndoshta duke u inspiruar nga e famshmja mikëpritje e popullit shqiptar, propozimi rrezikon ta bëjë Shqipërinë han pa porta. Propozimi i Kryeministrit për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare “investitorëve” që do të sillnin 100 mijë Euro në vend është alarmant në disa nivele dhe të bën të mendosh seriozisht mbi gjendjen e vendit.
Së pari, të mendosh se nënshtetësia është faktor përcaktues për gatishmërinë dhe sigurinë e një investitori për të sjellë biznesin e tij në Shqipëri është qesharake. Investitorët, qofshin korporativ apo individualë, e bazojnë iniciativën për të investuar në një vend duke marrë parasysh faktorë shumë më të prekshëm e ndikues mbi investimin, siç janë sistemi i taksave, funksionaliteti i gjyqësorit, ekzistenca e shtetit të së drejtës, niveli i kriminalitetit, çmimi I tokës, çmimi i lëndëve të para, kostoja dhe kualifikimi i krahut të punës, niveli mesatar edukimor i popullësisë, e kështu me rradhë.
Së dyti, ky propozimi ngre shqetësime të dukshme në lidhje me sigurinë; në Shqipëri, rajon apo edhe gjithë BE-në. Ka shumë gjasa që në vend të investitorëve seriozë vendi ynë të bëhet një ‘strehë’ për lloj e soj kriminelësh, terroristësh,
e biznesmenësh të dyshimtë, që do të përdornin nënshtetësinë shqiptare si një mjet transit për t’i shpëtuar ndjekjes në
vendet e origjinës, si lavatriçe për të pastruar paratë e ardhura nga aktivitete kriminale, apo edhe thjesht si mundësi për të udhëtuar pa probleme në Bashkimin Europian. Të tilla streha nuk mungojnë sot në botë; Ishujt Kajman, Bahamas, Gjibraltari e shtete me mangësi/ liri të theksuara në sistemin ligjor/fiscal bëhen vendet ku kriminelët strehojnë paratë nëpër banka off-shore dhe mbrojnë veprimtaritë e tyre të jashtëligjshme. Nuk duhet të harrojmë që krimi i organizuar është tejet i vëmendshëm ndaj vendeve të tilla ‘të rehatshme’;ashtu si Hong- Kong e Makao u bën strehat e krimit të organizuar kinez e japonez për shkak të lirisë së tepruar të legjislacionit penal, Hollanda e Belgjika u bënë shënjestër e grupeve të trafikimit të femrave nga Rusia dhe Europa Lindore, apo emiratet arabe si target i grupeve terroriste që fshiheshin nën petkun e investimeve, edhe Shqipëria nuk do vononte të gjendej e “sulmuar” nga të tillë individë apo grupe kriminalë. Së treti, iniciativa e qeverisë po ashtu është problematik sa i përket marrëdhënieve me BE-në për regjimin e lëvizjes pa viza për qytetarët shqiptarë. Të njëjtën iniciativë ndërmori në vitin 2010 Mali i Zi, por reagimi i menjëhershëm i BEsë, i cili kërcënoi me heqje të regjimit të lirë të vizave, detyroi qeverinë malazeze të tërhiqej.
Gjasat janë që kjo iniciativë do zhduket nga qarkullimi më shpejt se sa të thuash “Osama Bin Laden”, por shija e hidhur që do lërë tek BashkimiEuropian me siguri që do zgjasë ca më shumë. Ndërkaq, propozoj t’I japim titullin “Shqiptar I Përkohshëm” si dhe një dekoratë të punuar medru arre çdo turisti që qëndron në vend më shumë se një javë dhe shpenzon më shumë se 500 Euro.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com