Bukë e zezë shtëpie me fara

Përbërësit:

  • 300 gr miell integral gruri
  • 200 gr miell thekre
  • 10 gr maja e thatë / 25 gr maja e freskët
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle mjaltë ose sheqer kaf
  • 350–380 ml ujë i vakët
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 80–100 gr fara të përziera (luledielli, kungulli, liri, susam, chia)

Përgatitja:

Në ujë të vakët aktivizoni majanë, tretni mjaltin/sheqerin dhe majanë. Lëreni 5–10 minuta derisa të shkumëzojë. Përzieni miellrat me kripën. Shtoni përzierjen e majasë, vajin dhe farat. Punojeni derisa të formohet brumë i butë, pak ngjitës. Mbulojeni dhe lëreni në vend të ngrohtë 60–90 minuta, derisa të dyfishohet. Më pas jepini formë buke, vendoseni në tavë me letër pjekjeje; sipër spërkatni fara shtesë (opsionale). Piqeni në 180°C për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të errët dhe të tingëllojë “bosh” kur ta trokisni poshtë. Lëreni të ftohet plotësisht para prerjes.

Këshilla nga Albana: Për shije më intensive, njomini farat 20 minuta dhe kullojini para përdorimit. Për strukturë më të lagësht, shtoni 1 lugë gjelle kos natyral ose uthull molle.