BUKURESHT - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u takua në Bukuresht me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës së OKB për Ushqim dhe Bujqësi, (FAO), Jose Graziano da Silva, ku diskutuan për hapjen e një zyre përfaqesie të FAO-s në Tiranë.
Në fjalën e tij drejtori i FAO-s, Da Silva e njoftoi ministrin Panariti për ardhjen së shpejti në Tiranë të një misioni nga kjo organizatë për të diskutuar dhe vlerësuar procedurat e hapjes sa më parë të kësaj zyre.
Nga ana e tij ministri Panariti e siguroi drejtorin Da Silva për mbështetjen e plotë nga qeveria shqiptare për hapjen e kësaj zyre e cila nuk do të ketë vetëm rol për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.
Po kështu dy personalitetet ranë dakord për të mundësuar organizimin në Tiranë të aktivitetit të FAO-s në kuadër të vitit 2014 si vit për bujqësinë familjare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com