Ndodh edhe kështu. Të jesh një vajzë e bukur, sensuale dhe të aspirosh botën e gazetarisë sportive, ndonjëherë nuk është e lehtë.

Rasti konkret është ai i gazetares serbe, Katarina Sreçkoviç, e cila ka qenë e ftuar në një program televiziv dedikuar skuadrës së Beogradit, Crvena Zvezdas. Vjaza 25-vjeçare e dërguara në terrenin sportiv ku do të luhej takimi mes Cervena Zvezdaz dhe një skuadër tjetër, ka hasur vështirësi gjatë intervistave me lojtarët në fushë, pasi ata ishin te tensionuar dhe nuk përqendroheshin dot.

Kjo ka bërë që redaksia të dërgojë edhe një gazetar tjetër në fushë për të "qetësuar" situatën.

Vajza, e cila është dhe tifoze e skuadrës së Crvena Zvezda, ka thënë se është një ëndërr për të të punojë si gazetare pranë skuadrës të cilën adhuron, ndërsa ka shtuar se i duhet gjithnjë të ketë një gazetar mashkull pranë që futbollistët të kenë mëndjen te kamera.

ATSH