Bukurija e Cërrikut shfaqet në Kryeministri, ‘hap’ zemrën para Ramës: Administrata poshtë pi kafe, me ty jam shumë e kënaqur

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Kryeministri u përball me qytetaren Bukurije Braka. Braka u bë e njohur në dëgjesën publike në Cërrik, ku i tha Kryeministrit Edi Rama se kontrolli parësor është i dështuar. Braka u ankua se në qendrat shëndetësore nuk kishte as aparat tensioni.

Por siç duket, Braka ka ndryshuar qëndrim. Sot, në kryeministri ajo tha se është e kënaqur me Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste por sipas saj, problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.

Batutat e Ramës me Bukurije Brakën sot në Kryeministri:

Nuk ishte e nevojshme të vinin deri në Kryeministri këto probleme. Problemi u zgjidh brenda 10 ditësh. Vajti vajza, mori zgjidhje.

Rama: Fol si në Cërrik, mos ki emocione. Aty më mbyte.

Bukurije Braka: Jo jo, s’të mbyta unë.

Rama: Fol tashi

Bukurije Braka: Administrata poshtë duhet të  jetë si këta këtu. Të ishin njësoj si këta, s’të thoja ty për certifikatë. Ata e kalojnë kohën nëpër lokale. Me ty jam e kënaqur.

Rama dhe Bukurije Braka në Cërrik:

Qytetarja: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up, mamografia dhe pap testi?

Rama: Kush të tha që nuk janë falas?

Qytetarja: Atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin

Rama: Unë them mamografia është falas e pap test i ke në Elbasan.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë