Rama: Rruga Tiranë-Elbasan, rrëshqitje dhe kontrata skandaloze, disa janë në qeli

Nga Cërriku ku zhvilloi një dëgjesë me qytetarët në kuadër të nismës së ‘Llogaridhënies’ kryeministri Edi Rama u shpreh se në Elbasan janë mbi 1500 vende të lira pune, ndërsa deri në fund të vitit objektivi është punësimi i 25 mijë personave. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama u shpreh se standardet janë kryefjala e investimeve publike, ndërsa e vendosi theksin te rruga Tiranë-Elbasan.

Ne nuk jemi këtu se do të na jepni votën në fund të qershorit, nuk jemi këtu për të na dhënë vota, por për t’u dëgjuar juve. Rruga Tiranë-Elbasan u bë një legjendë, me rrëshqitje dhe kontrata skandaloze, ku të tjerët kanë përfunduar në qeli.

Edi Rama

Për rrugën Tiranë-Elbasan e nisur në 2008 dhe ende e papërfunduar u arrestua pak muaj më parë ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika, ndërsa janë marrë në pyetje dhe dy ish-ministra të Transporteve Haxhinasto dhe Dervishaj. Dashamir Xhika është në hetim edhe për rrugën Elbasan-Gjinar. E ndërsa theksoi se nuk ka rritje taksash, Rama përsëriti se për biznesin e vogël do të ketë ulje drastike të taksës së tatim fitimit.

Biznesi i vogël është motor i ekonomisë sonë. Ne përgatitemi për një ulje drastike të taksës së tatim fitimit. për biznesin e vogël, që sot për shkak të pragut 80 milionë lekë në vit, të xhiros gënjen. gënjen që si shmanget kapërcimit të pragut, sepse duke kapërcyer pragun hynë në skemën e tatim fitimit nga 5 në 15 për qind dhe praktikisht konsiderohet sot që flasim biznes i madh dhe të gjithë ata të cilët sot 70-80 milionë gënjen e pranojnë dhe vetë jashtë kamerave dhe kjo është arsyeja pse patën një reagim agresiv ndaj vendosjes së skemës së TVSH e cila nuk është rëndesë financiare në vetëvete por është një instrument për ti nxjerr të gjithë zbuluar.

Ne e kuptojmë shumë mirë edhe stresin dhe për këtë arsye do ta rrisim pragun në 140 milionë dhe deri në 140 milionë tatim fitimi do të jetë vetëm 5 për qind, që do të thotë që të gjithë ata që sot janë mes 80 dhe 140 dhe që paguajnë 15 për qind, që nga1 janari i vitit të ardhshëm me vendimin që do e marrim së shpejti dhe që do e aplikojmë në 1 janar, do të paguajnë vetëm 5 për qind. Kjo është një tjetër ulje e konsiderueshme taksash për një zonë të aktivitetit ekonomik që realisht strategjike për vetëpunësimin dhe punësimin

Edi Rama

Gjatë bashkëbisedimit nuk munguan edhe batutat mes Ramës dhe qytetarëve. E ndërsa një zonjë iu ankua për spitalet dhe punët e bashkisë së Cërrikut, Rama u përgjigj ‘mos të kërkojmë qiqra në hell tani’.

Qytetarja: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up, mamografia dhe pap testi?

Rama: Kush të tha që nuk janë falas?

Qytetarja: Atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin

Rama: Unë them mamografia është falas e pap test i ke në Elbasan…Jepja dhe zonjës aty e të marrim një burrë pastaj se…mos të kërkojmë qiqra në hell tani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
‘Po kërkon qiqra në hell...”/ Paloka: Në Shqipërinë e Ramës më lirë gjen drogën se ushqimet dhe ilaçet

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas ankesave të qytetarëve ndaj Ramës për ilaçet gjatë turit të ‘Llogaridhënies’ në Cërrik. Paloka thotë se qytetarët i thanë Ramës se nuk përballonin dot ilaçet dhe lideri ju a kthehu se “po kërkonin qiqra në hell...”. Për deputetin e PD, në Shqipërinë e Edvinit më kollaj e më lirë gjen drogën se ushqimet dhe ilaçet.

Ramen e gozhdojne militantet. Shqiperia e Rames ku me lehte e me lire gjen drogen se sa ushqimet dhe ilacet.

Rama nuk po ja del dot me as me militantet qe i mbledh partia per shfaqjen e “llogaridherjes”.

I mesuar te leshoje mufka e te mashtroje pa i reaguar askush, lideri magjepses po provon dhe kupton cdo dite se me mufka e mashtrime nuk mund te mbaje me as militantet sepse ne fund te fundit dhe ata kane nevoje te punojne, te ushqehen e te marrin sherbim shendetsor.

Sot ne Cerrik (bastion i PS), ju desh te perplasej me realitetin sic ja paraqiten militantet e partise se tij e jo “kazani”. E si gjithnje , kur nuk i pelqen te degjoje te vertetat , beri cinikun dhe arrogantin.

I thane se nuk perballonin dot ilacet dhe lideri ju a kthehu se “po kerkonin qiqra ne hell...”

Sigurisht , ne Shqiperine e Edvinit me kollaj e me lire gjen drogen se ushqimet dhe ilacet.

Edi Paloka

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FIERI NGA VLORA: 03/06/2018 13:06

    TAULANT BALLA I ELBASANIT SI SUBASHI I FIERIT DHE VANGJUSH DAKO I DURRESIT .PERQINDJET I MERR RAMA DHE I PSTRON PARATE TE BANKA E GRUAS DUKE SHITUR PIKTURAT NE ITALINE E KONTROLLUAR NGA SHQIPTARO- ITALIANET ME KAPELE KAUBOJSI .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë