Bukuritë e Valbonës, “magnet”
për pushuesit vendas e të huaj

Bukuritë e Valbonës, “magnet”<br />për pushuesit vendas e të huaj
Bukuritë që i ka dhënë natyra, të gërshetuara edhe me investimet e ndërmarra nga pushteti lokal e qendror e kanë kthyer luginën e Valbonës në një destinacion mjaft të frekuentuar nga turistët vendas e të huaj.

valbone

Rrugët në fshatin piktoresk që përshkohet nga lumi përrallor i Valbonës, gëlojnë nga të pasionuarit pas turizmit Alpin që kanë zbarkuar në këtë destinacion.

valbone

Pushuesit rrëfejnë për mediat arsyet se përse zgjedhin këtë luginën e Valbonës për të luftuar temperaturat e larta dhe për t’ju larguar monotonisë së qytetit.

Nënkryetari i komunës Valbonës, Ervis Mahmutaj, ndalet tek investimet që janë kryer në këtë zonë, teksa shton se gjatë fundjavës është e vështirë të gjesh dhoma të lira në këtë pikë turistike.

valbone

”Nuk ka pasur asnjë lloj problemi gjatë gjithë këtyre viteve që ka pasur turizëm në këtë zonë dhe kjo është për tu vlerësuar, ndoshta është meritë e këtyre banorëve që rendin dhe sigurinë e kanë ruajtur vetë por dhe shteti normalisht ka bërë dhe detyrën e tij.”

valbone

Turizmi malor i dekadës së fundit e ka shtuar emrin e Luginës së Valbonës në hartën e destinacioneve unikale të vendit. Këtë vit në Luginën e Valbonës pritet që të këtë rreth 40 mijë turistë, 10 mijë më shumë se vitin paraardhës.

valbone

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll