Modelja dhe muzikantja shqiptare Barbara Prezia do të jetë banorja më e re në “Grande Fratello VIP”, një sezon i cili drejtohet nga Ilary Blasi.
Barbara nuk është një emër i panjohur për publikun italian. Ajo u bë e njohur në vitin 2023, kur mori pjesë në programin e famshëm “Pechino Express”, në një eksperiencë që e ndau me Carolina Stramare. Që nga ajo kohë, karriera e saj ka marrë një tjetër dimension.
E lindur më 9 nëntor 1991 në Durrës, Barbara është me origjinë nga Greqia dhe Shqipëria. Në moshën vetëm 3-vjeçare, ajo u zhvendos në Ravenna të Italisë, qyteti ku u rrit dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj. Përveç bukurisë që e ndihmoi të hynte në botën e modës, Barbara ka edhe një shpirt artistik. Që në adoleshencë ajo iu përkushtua muzikës dhe letërsisë, duke studiuar kitarë dhe këndim që në moshë të re.
Ajo ka marrë pjesë dhe në evente të tjera, ndërsa paralelisht ka ndërtuar edhe një karrierë si modele dhe aktore. Me hyrjen në shtëpinë e “Grande Fratello VIP”, Barbara pritet të jetë një nga personazhet më të spikatura të këtij edicioni. Bukuria, karizma dhe historia e saj personale e bëjnë atë një konkurrente të fortë, që mund të fitojë zemrat e publikut.
Komente

Shume Suksese
Përgjigju