Buletini i MB:Shtim të ndëshkimit
korrupsionit.Më shumë arritje

TIRANË- Ministria e Brendshme publikoi buletinin mujor, sipas të cilit gjatë muajit janar kanë ndodhur 11 vrasje, ku 8 prej tyre janë zbuluar. Risia e këtij buletini qëndron në faktin se 79 persona janë proceduar për korrupsion, çka tregon për rritje të zyrtarëve të ndëshkuar.

Ndërkaq, 43 persona janë arrestuar për vepra penale në fushën e krimimit të organizuar. Të paktën 121 vepra penale janë evidentuar në fushën e drogës dhe 22 vepra për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacione të rëndësishme përmenden ai i goditjes së grupit kriminal të vrasjeve me pagesë, “Rimbursimi” kundër skemave mashtruese me TVSH-në, etj.

Sipas Ministrisë së Brendshme janë sekuestruar këtë muaj 10 kg heroinë, 128.8 gramë kokainë dhe 3 ton e 538 kg marijuanë. Për trafik qeniesh njerëzore ka pasur 6 raste, për trafik mjetesh motorike 29 raste, për trafik të armëve e municioneve, 1 rast dhe për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 raste.

Për sekuestrimin e aseteve kriminale, janë bllokuar 7 parcela me 22.860 metra tokë dhe 2 llogari bankare me shumën 8.271.000 lekë, teksa 151 subjekte janë të dyshuar si të implikuar në vënien e këtyre aseteve. Ndërkaq, në aksidente 13 janë vrarë, 24 janë plagosur rëndë dhe 163 u plagosën lehtë, teksa 956 leje drejtimi u janë hequr drejtuesve të mjeteve.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?