Bulevard i ri për njësitë 1 dhe 2, transformohet zona e ish-tregut Elektrik, Veliaj: Rritet vlera e pronës, investime në urbanizim dhe hapësira për fëmijët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi bllokun në zonën e njohur si ish-Tregu Elektrik, në Njësitë 1 dhe 2, tashmë i transformuar dhe i kthyer në një zonë pedonale për komunitetin. Veliaj tha se ky investim ka sjellë një ndryshim rrënjësor në Njësitë 1 dhe 2 në kryeqytet, duke rritur vlerën e pronës dhe shtuar hapësirën pedonale për banorët.

“Kemi fituar një bulevard, i cili ka nxjerrë në dritë, si pjesën e vjetër të Njësisë 1, edhe pjesën e re të Njësisë 2; ka rritur vlerën e pronës, ka dhënë hapësirë për fëmijët, që tani nuk kane pse luajnë mes makinave apo nëpër qoshe. Sot fëmijët kanë një hapësirë që mund të kthehet jo vetëm për xhiro çdo mbrëmje, por në një hapësirë që mund të ketë mundësi për tregun fermer, tregun fshatar në fundjavë, për aktivitete të ndryshme për komunitetin. Ky nuk është vetëm një urbanizim bazik, është në fakt rritje e vlerës së gjithë ekosistemit që jeton në këtë komunitet”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku pohoi se, ndjesitë e tij, teksa inauguroi këtë bllok urban janë të përziera për faktin se pati vonesa për shkak të atyre që çdo investim të ri e shohin si rast për të hapur konflikt.

“Ikën tre vjet te Astiri, 30 vjet debat për sheshin “Skënderbej”, dy vite tek Pazari i Ri, një vit tek Kalaja, dy vite prapë sherr tek Liqeni, disa vite vazhdon ende sherri tek Bregu i Lumit. Pse duhet t’i bëjmë kaq shumë rezistencë urbanizimit, zhvillimit , progresit? Unë e kuptoj se disa e bëjnë për çështje votash, disa parti politike mundohen të përdorin çdo rast që ka një konflikt, por unë besoj se e kundërta është e vërtetë. Kush ka provuar të bëjë vota, duke vënë ne sherr zhvillimin e qytetit, kanë dalë të dështuar. Ne do përpiqemi të rikuperojmë kohën e humbur. Më vjen mirë që po punojmë shumë edhe për shkollat në këtë njësi.”, nënvizoi Veliaj.

Të pranishëm në inaugurimin e bllokut urban ishin edhe dy deputetët e Partisë Socialiste, që mbulojnë zonat ku shtrihet pedonalja e transformuar, Arben Pëllumbi dhe Eduard Shalsi, të cilët vlerësuan punën cilësore të Bashkisë se Tiranës.

“Kjo vepër e madhe i shërben të gjithë këtij komunitetit. Falenderimi është minimumi për Bashkinë e Tiranës. Një falënderim shumë i madh për ju që, jo thjesht ndërhyni, por ndërhyni me këtë lloj cilësie dhe këtë lloj vepre, e cila do i shërbejë dekadave të ardhshme. Komuniteti këtu mund të përfitojë prej saj në rritjen e vlerës së pronës, rritjen e aktivitetit tregtar, por edhe në kënde lodrash për fëmijët”, nënvizoi Pëllumbi.

Ndërsa, deputeti Shalsi tha se mesazhi i investimeve të tilla është i qartë: “Për të gjithë ata që, për shkak të manipulimit politik, për shkak të moskuptuarit të projekteve dhe ideve të zhvillimit, bënë një rezistencë, por ja ku jemi me rezultatet. Mirënjohje për Bashkinë. Ky mjedis është pasqyra e një realiteti të ri se si duam të zhvillojmë Tiranën dhe Shqipërinë”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi