Bullgari, arkeologët zbulojnë
skelete “vampirësh” 

Bullgari, arkeologët zbulojnë<br />skelete “vampirësh” 
Arkeologët në Bullgari kanë zbuluar, dy skelete që rezultojnë të jenë në moshë të mesme, të cilët ishin të shpuar në gjoks me shufra hekuri në mënyrë që ti mbanin nga kthimi i të pavdekshmes.
Këto janë të fundit mes një vargu të gjatë zbulimesh të sukseshme, në të gjithë Europën perëndimore dhe qëndrore.

Zbulimet i hedhin një dritë të re, mënyrës se sa seriozisht e kanë marrë njerëzit mitin e vampirëve dhe se si këto besime janë transformuar në kohët moderne.
Mendohet se dy skeletet mund të jenë të vjetër rreth 800 vjeçar. Këto janë zbuluar gjatë disa gërmimeve arkeologjike që po kryheshin në një manastir në qytetin e Bullgarisë të Detit të Zi në Sozopol. 

Drejtori i muzeut të historisë në Bullgari Bozhidar Dimitrovka thënë se, këto dy skelete janë therur me shufra hekuri, një praktikë e cila ka qënë e zakonshme në fshatrat bullgarë deri në dekadën e parë të shekullit të 20-të. 

Sipas besimeve pagane, njerëzit të cilët konsideroheshin të keqinj gjatë jetës së tyre ato mund të ktheheshin në vampirë pas vdekjes nëse nuk qëlloheshin me shufër hekuri në gjoks përpara se të varroseshin. Njerëzit besonin se shufrat e hekurit do ti gozhdonin poshtë varreve të tyre përpara se ato të ktheheshin në vampirë në mesnatë dhe të linin varret e tyre për të terrorizuar njerëzit, shpjegojnë historianët. 

Gjithashtu drejtori i muzeut ka shprehur habinë se, nuk arrin të kuptojë përse një zbulim i tillë i zakonshëm arriti të bëhet kaq i njohur. 

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore