Bojko Borisov, udhëheqës i qendrës së djathtë të partisë “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” ka kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan më 11 maj.

Borisov një konferencë për shtyp për gazetarët vuri në dukje se është një hap i paprecedent ky vendim, duke shtuar se për herë të parë në historinë e një parti politike e cila kishte fituar zgjedhjet do t'i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të anulojë rezultatet e zgjedhjeve.

Udhëheqësi i GERB-it shpjegoi se mori këtë vendim për shkak të protestave dhe kundërshtimeve në prag të zgjedhjeve dhe se ishte zgjidhja më e mirë për të mbajtur zgjedhje të reja. Bojko Borisov fitoi me një rezultat të ngushtë kundër rivalëve të tij socialistë por jo shumicën në parlament.

Ai u detyrua të tërhiqet nga qeveria në muajin shkurt pas protestave në të gjithë vendin kundër korrupsionit dhe standardit të ulët të jetesës. Kritikët kanë shprehur shqetësimin për ngërçin politik dhe mungese të mëtejshme stabiliteti në vendin më të varfër të BE-së.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)