Kryeministri socialist i Bullgarisë Plamen Oresharski, pas sulmeve ndaj tij ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas vetëm një viti në këtë post, për t’u hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 5 tetor
 
Qeveria e Oresharskit pritej të tërhiqej pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e Parlamentit Europian të mbajtura në maj të këtij viti. Kjo është e dyta qeveri që shpërbëhet në 18 muaj, ku kabineti i mëparshëm i formuar nga partia konservatore GERB e Bojko Borisov u rrëzua pas trazirave ekonomike.
 
Gjendja ekonomike sërish nuk është e mirë në Bullgari ku tanimë shteti ballkanas përballet me krizën më të rëndë bankare në këto dekada. Parlamenti pritet të miratojë dorëheqjen e kabinetit të Oresharskit të enjten, ndërsa një qeveri e përkohshme pritet të fillojë punë në gusht.
 
Bullgaria konsiderohet si një nga vendet më të varfra të BE-së.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)