BULLGARI - Një burrë dhe një grua u mbytën pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë veriperëndimin e e Bullgarisë dhe rreth 1 000 persona janë evakuar nga shërbimet e shpëtimit, njoftoi sot Ministria e Brendshme bullgare. Autoritetet njoftuan zbulimin e trupave të pajetë të një burri dhe të një gruaje të moshuar, pasi ishin gjetur nga të afërmit e tyre.
"Më shumë se 800 banorë të qytetit, Miziya u evakuan pasi lumi Skut përmbyti shumë pjesë të qytetit deri në tri metra lartësi", saktësoi ministria e sipërcituar. Ndërkohë, energjia në këtë qytet është ndërprerë për arsye sigurie.
Edhe nga lokaliteti Krushovitsa u evakuan rreth 200 persona. "Dhjetëra shtëpi janë përmbytur dhe qindra të tjera janë pa ujë. Situata është kritike", deklaroi ministri i Brendshëm, Tsvetlin Yovtchev./ATSH/
/Shqiptarja.com