Ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kirtcho Kirov u dënua sot me 10 vite burg për përvetësim fondesh publike me vlerë 2,4 milionë euro, njoftoi prokuroria bullgare.
Më shumë se gjysma e pasurisë së gjeneralit Kirov pritet të konfiskohet me vendim të Gjykatës Ushtarake deri në përfundim të procesit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.
Gjenerali Kirov deklaroi në radion publike se do ta apelonte vendimin.
Ai është një nga ish-zyrtarët e lartë bullgarë të padënuar kurrë më parë.
Kirtcho Kirov ka mbajtur postin e kreut të shërbimeve sekrete nga viti 2003 deri më 2012.
Sipas akt akuzës, ai ka nxjerrë justifikime të vazhdueshme nga viti 2007 deri më 2011 për shpenzime të paqëna pa mundur të kryheshin hetime paraprake.
Ai argumentoi për televizionin BTV se i ka kryer shpenzimet në fjalë për rekrutimin e informatorëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com