/ATSH-AFP/ - Ministri i Brendshëm bullgar, Vesselin Vutchkov, 46 vjeç, dha sot dorëheqjen pas një mosmarrëveshjeje me kryeministrin, Boiko Borissov, për emërimin e zyrtarëve të lartë të shërbimeve të sigurisë, njoftoi qeveria.
"Kryeministri pranoi dorëheqjen e Vesselin Voutchkov", deklaroi zëvendëskryeministrja, Roumiana Batchvarova.
Vutchkov kishte kërkuar zëvendësimin e tre zyrtarëve kryesorë në administratën e tij, sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, drejtorit të agjencisë për sigurinë kombëtare (Dans) dhe drejtorit të operacioneve teknike, i akuzuar përveç të tjerash për përgjime.
Vutchkov, kërkesa e të cilit ishte mbështetur nga Blloku Reformator, partner minoritar në koalicionin në pushtet në Sofje, do të takojë sot drejtorin e FBI amerikan, James Comey, në vizitë zyrtare në Sofje.
Bëhet fjalë për riorganizimin e parë brenda qeverisë, e formuar me vështirësi më 7 nëntor 2014 pas disa muajve krizë politike.
/Shqiptarja.com