Bullgari, kapen në dy kamionë iranianë 712 kg heroinë në vlerë prej 23 milionë eurosh

Bullgari, kapen në dy kamionë iranianë 712 kg heroinë në vlerë prej 23 milionë eurosh

heroinë

Shërbimi Doganor i Bullgarisë ka bërë të ditur se zyrtarët e saj kanë konfiskuar 712 kilogramë heroinë, e cila ndodhej në dy kamionë iranianë që erdhën në Bullgari nga Turqia.

Sipas doganierëve vlerën e heroinës e përcaktojn rreth 23 milionë euro. Droga u gjet në dy kamionë me targa iraniane në kalimin kufitar Kapitan Andreevo. Kamionët transportonin material ndërtimor dhe si destinacion kishin Austrinë.

Mirëpo prokurori në rajonin bullgar Haskovo, Ivan Stojanov ka deklaruar se heroina u gjet në çanta të mbyllura të fshehura mes mallrave të deklaruara zyrtarisht që transportoheshin.

Gjithashtu të dy shoferët, shtetas iranianë, janë arrestuar dhe përballen me 20 vjet burg nëse dënohen për trafik droge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja