/ATSH-AFP/ - Bullgaria miratoi sot një  projektligj për krijimin e një qendre komandimi të NATO-s në vend, në kuadër të vendosjes së"forcës me reagim shumë të shpejtë" të Aleancës në Evropën Lindore përballë kërcënimit rus.
NATO vendosi në fillim të muajit shkurt një riforcim të kapaciteteve të saj në lindje duke krijuar një forcë të re prej 5 000 trupash shumë shpejt të mobilizueshëm dhe gjashtë qendra komandimi në Evropën Lindore, në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Krijimi në Bullgari i një qendre të tillë u përball me ndalimin për ushtarët bullgarë për të punuar për një organizatë ndërkombëtare mbi tokën kombëtare. Kjo pengesë u hoq sot nga një projektligj i mbrojtjes i miratuar nga Parlamenti.
Qendra e komandimit të NATO-s në Bullgari do të vendoset në Sofje, ku do të punësohen 40 ushtarë, gjysma bullgarë./