Nga 234 deputetë të pranishëm, 136 votuan pro qeverisë së Boiko BorisovIT, i cili e cilësoi kabinetin e tij proevropian dhe reformator të gatshëm për një Bullgari të qëndrueshme.
"Ka ardhur koha për të garantuar pavarësinë e vendit përsa i përket energjitikës", theksoi ai para Parlamentit, ndërkohë që Bullgaria është shumë e varur nga gazi që vjen nga Rusia.
I formuar me vështirësi, ekipi është i përbërë nga 21 anëtarë, 13 prej të cilëve nga GERB, shtatë nga blloku reformator (RB, i djathtë) dhe një nga ABV (i majtë). Ai disponon një maxhorancë parlamentare në sajë të mbështetjes së nacionalistëve nga Fronti Patriotik.
ATSH