SOFJE - Në Bullgari është arrestuar qytetar francez i cili dyshohet si bashkëpunëtor i vëllezërve Cherif dhe Said Kouachi të cilët vranë 12 persona gjatë sulmit terrorist ndaj revistës “Charlie Hebdo” në Paris.
Sipas lajmit të publikuar nga televizioni kombëtar i bullgarisë (BNT) është njoftuar se ndaj 28 vjeçarit Fritz Jolie Hoakin ka pasur një urdhër arrest në të gjithë Europën. Theksohet gjithashtu se kanë nisur procedurat për rikthimin e Hoakin në Francë.
Sipas informacionit të Prokurorisë së Përgjithshme bullgare, Hoakin është arrestuar në pikën kufitare, teksa udhëtonte bashkë me djalin e tij 3-vjeçar duke tentuar që të kalonte nga Bullgaria në Turqi. Mësohet se autoritetet e prokurorisë franceze kanë kërkuar ekstradimin e Hoakin me dy kërkesa të ndara.
Në prokurorinë e Bullgarisë ka mbërritur kërkesa nga bashkëshortja e tij për ekstradim për nxjerrjen jashtë kufirit të të birit pa lejen e të ëmës.
Ndërsa kërkesa tjetër për ekstradim ka mbërritur në Bullgari nga prokuroria e Parisit më 12 janar ku i dyshuari kërkohet për "komplot dhe planifikim të akteve terroriste". Gjykata ku mbahet Hoakin lidhur me procedurën e ekstradimit drejt Francës pritet të japë vendimin e saj më 16 janar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Paris, merr fund terrori, vriten 3 terroristët dhe 4 prej pengjeve