BULLGARI - Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev ka emëruar një këshilltar të administratës së tij në postin e kryetarit të qeverisë së përkohshme. Diplomati Marin Rajkov do të jetë Kryeministër deri në zgjedhjet e parakohshme, që janë parashikuar të zhvillohen më 12 maj.

“Kryeministri duhet të jetë një diplomat i mire, duhet të jetë i arsyeshëm dhe i aftë për të mbrojtur interesat e Bullgarisë në Bruksel”, - tha presidenti bullgar para gazetarëve, teksa ka bërë publike përbërjen e qeverisë së përkohshme.

Qeveria e Bullgarisë dha dorëheqjen muajin e kaluar pas një valë protestash të dhunshme mbarë kombëtare, që vazhduan për disa ditësh kundër CEZ mbi faturat e larta së çmimit të energjisë.

Protestat u kthyen edhe kundër qeverisë të Kryeministrit Bojko Borisov ku demonstruesit e akuzuan për dështim në frenim të korrupsionit të përhapur dhe rritjes së varfërisë në Bullgari.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)