Bullgari sot zgjedhjet parlamentare
beteja mes Stanishev dhe Borisov

SOFIE - Në Bullgari mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të përcaktuar forcën që do të qeverisë vendin. Deri më tani exit poll-et e kanë patur të pamundur të përcaktojnë fituesin, raporton BBC.

Protesta masive kunstanishev borisov dër standardeve të jetesës të ulëta dhe korrupsioni i përhapur detyruan qeverine e Partisë së Qendrës së djathtë GERB që të japë dorëheqjen në shkurt.

Ndërkohë që sot fitorja diskutohet mes liderit të BSP Sergei Stanishev dhe ish kryeministrit Boiko Borisov.

Sipas informacioneve të mediave vendase është vërejtur apati e votuesve si edhe janë shënuar disa raste të mashtrimit për marrjen e votës. Kështu, të shtunën prokurorët kanë sekuestruar rreth 350 mijë fletë votimi të jashtëligjshme në një shtypshkronjë, ndërsa fushata zgjedhore është njollosur nëpërmjet skemave të paligjshme të përgjimit të politikanëve.

Megjithate sondazhet e fundit, përplasin kokë më kokë dy rivalët Borisos dhe Stanishev.


(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë