'Bullgaria mbështet hapjen e negociatave', Radev-Ruçit: Kuvendi ka kontribuar në fuqizimin e demokracisë

'Bullgaria mbështet hapjen e negociatave', Radev-Ruçit: Kuvendi ka kontribuar në fuqizimin e demokracisë

Mbështetja e integrimit të vendi në BE dhe vlerësimi i kontributit të Kuvendit në fuqizimin e sistemit demokratik ishin dy pikat ku presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev u përqendrua gjatë takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë e të lobojë fuqishëm për çeljen sa më shpejt të negociatave dhe do ta përsërisë qëndrimin e saj në Samitin e Zagrebit. Ne do të mbështesim rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian të 2 marsit sepse jemi të bindur për rezultatet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe prioritetet kyçe. Vlerësoj kontributin e Kuvendit në fuqizimin e sistemit demokratik në Shqipëri dhe Parlamenti është institucioni më demokratik në një shoqëri demokratike”, vuri në dukje Presidenti Radev.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë , Radev falenderoi Shqipërinë për njohjen e pakicës bullgare dhe respektimin e të drejtave të saj, ndërsa theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit  Shqiptaro-bullgar.

Rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve u theksua edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ruçi i cili u shpreh se mund të zgjerohet në fushën ekonomike, tregtare dhe rritjen e investimeve bullgare në Shqipëri si në transportin ajror, hekurudhor e rrugor, turizmin, arsimin, kulturën etj.

Gjithashtu Ruçi falenderoi Presidentin Radev për mbështetjen që Bullgaria i jep Kosovës dhe shprehu bindjen që kjo mbështetje do të vazhdojë për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë