Kjo situatë e ka shqetësuar jo pak Komisionin Europian e përfaqësues të tij do të vizitojnë Sofien për të kërkuar ritme më të shpejta dhe objektivitet. Daniel Kaddik, drejtues projekti i Fondacionit “Fridrih Nauman” për drejtësinë në Evropën Juglindore, thotë për Dojçe Velen se Bullgaria duket se nuk do ta shfrytëzojë si duhet shansin për të ndryshuar konceptet që ndërlidhen shpesh me të, si korrupsioni, keqmenaxhimi apo varfëria. Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së pretendon se përgatitjet po shkojnë mirë.
Sipas saj shtyllat kryesore të presidencës bullgare do të jenë konsensi, konkurenca dhe kohezioni. Vëmendje të veçante do t’i kushtohet të ardhmes se Ballkanit perëndimor.
"Ne duam të zhvillojmë një vizion të qartë e konkrete dhe një plan veprimi, pa premtime false, pa shpresa të gënjeshtërta, por me një perspektivë të mirë", ishin fjalët e Pavlovës.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qartësisht në interesin e Bullgarisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen midis Bullgarisë dhe Evropës Perëndimore dhe janë të rëndësishme për tregtinë, qarkullimin dhe për sigurinë e vendit.



