Bullgaria në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, Fibank është banka më e madhe me kapital 100% bullgar

Bullgaria në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, Fibank është banka më e madhe me kapital 100% bullgar

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe ai i KE, Jean Claude Juncker

Presidenca Bullgare përshëndeti angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vlerat dhe parimet evropiane si dhe në vizionin e një Evrope të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar, të mbështetur nga lidhjet tona historike, kulturore dhe gjeografike dhe nga interesat tona të përbashkëta politike, të sigurisë dhe ekonomisë.

Qëllimi kryesor i këtij samiti është mbështetja për një perspektivë europiane për Ballkanin Perëndimor nga ku BE është e vendosur të forcojë dhe intensifikojë angazhimin e saj në të gjitha nivelet për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të ketij rajoni.

Axhenda e prioriteteve të Sofias u fokusua në: zgjerimin e investimeve dypalëshe të donatorëve dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare. Rritjen e ndjeshme dhe ofrimin e garancisë të Ballkanit Perëndimor për investitorët private si dhe nisjen e një pakete të konsiderueshme të asistencës teknike për identifikimin e investimeve të mundshme dixhitale (duke përfshirë broadband) përmes investimeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me investimet e Para-Anëtarësimit.

Fibank është banka më e madhe me kapital 100% bullgar dhe si një bankë rajonale që vepron për më shumë se 25 vjet në Bullgari është banka më e zhvilluar në fushën dixhitale. Ajo ka prezantuar versionin Flexcube 12 të kompanisë Oracle, një projekt strategjik për përmirësimin e sistemeve të bankës.

Fibank Bullgari ofron aplikacionin mobile më të përparuar si dhe karta krediti të teknologjisë touchless – fituese për kartën dixhitale më të mirë për vitin 2017. Të tilla investime priten të huazohen edhe për Fibank Shqipëri.

Kapacitetet njerëzore janë vënë në funksion të zgjerimit të rrjetit dhe ofrimit te produkteve e shërbime inovative për një bankë dinamike me vendimmarrje shumë të shpejtë në produkte e shërbime fleksibël të përshtatura për çdo tip klienti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja