Bullgaria ka shpallur “persona non grata” 10 diplomatë rusë dhe u ka dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen nga vendi ballkanik. Ai tha se aktivitetet e tyre konsideroheshin të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik.
Kjo është vala e dytë e dëbimeve të diplomatëve rusë nga Bullgaria, ku më 2 mars mes akuzave se ata ishin të përfshirë në spiunazh, kishte dëbuar dy diplomatë të tjerë. Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë, por tani një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ajo ka dënuar pushtimin e Ukrainës.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme tha se kryeministri Kiril Petkov ishte konsultuar për dëbimet dhe ambasadori rus në Sofje ishte informuar. Ambasada ruse në vend e quajti atë një "vendim armiqësor" që do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy kombeve.
Lajmi kryesor:
Kryebashkiaku i Mariupolit: Luftimet në qendër të qytetit! Presidenti kinez i drejtohet Biden: Lufta s' është në interesin tonë! Putin: Zbatojmë planet tona









