Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Bullgari vijon të rritet ndjeshëm. Sipas exit polleve të para, deri në orën 17:00 kanë votuar 38.6% e qytetarëve.

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00 me orën lokale. Megjithatë, autoritetet sqarojnë se nëse ka ende qytetarë në radhë, votimi do të vijojë edhe pas këtij orari.

Në total, 6,575,151 qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje të parakohshme, ndërsa procesi po zhvillohet si me fletë votimi por edhe elektronikisht.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, dalin exit pollet e para: Ish-presidenti pro-rus fiton me 38.9% të votave, Radev: Do bëj çmos të parandaloj zgjedhje të reja