Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane, më shtrenjtë se në Itali, Spanjë, Francë

Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane, më shtrenjtë se në Itali, Spanjë, Francë

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë.

Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve të Bashkimit Europian ose e thëne ndryshe nëse 1 kilogram nga këto produkte në BE kushton mesatarisht 100 lekë në Shqipëri kushtoi 111.7 lekë me 2022.

Shqipëria u rendit në mesin e 14 vendeve europiane me çmimin me të lartë të bulmetit vitin e kaluar.

Tre vitet e fundit në shumë vende të Europës çmimet shënuan rënie në krahasim me mesataren e BE-së, por në Shqipëri kishte rritje.

Me 2020 çmimi i bulmetit dhe vezëve në vendin tonë ishte sa 105 % e mesatares se BE-së, por në dy vitet e mëvonshme u rrit edhe me 6.8 pikë përqindje.

Të dhëna të detajuara nga Eurostat tregojnë në se në vitin 2022 çmimet më të lira për bulmetin dhe vezët në raport me mesataren e BE-së ishin në Poloni me 75%, më tej në vend të dytë ishte Maqedonia e Veriut me 82.2%, Bosnja, 90.1%, Franca me 90.3 Turqia me 94.7%.

Edhe Italia (108.7%), Spanja (102), Gjermania (102%) e kanë bulmetin më lirë se në Shqipëri.

Në krahun tjetër Islanda një shtet i vogël ishullor në Veri të Europës ku në pjesën më të madhe të vitit ka dëborë çmimet e bulmetit janë sa 167.2% të BE-së, me tej vjen Norvegjia me 151.6%, Zvicra me 148.8%, Greqia me 139.8%, Malta 131% etj.

Si rrjedhojë e çmimeve të larta shpenzimet për frymë të shqiptarëve për konsumin e bulmetit dhe vezëve u rriten ndjeshëm në vitin 2022 duke arritur në 324 euro për banorë në vit.

Nga viti 2019 në vitin 2022 shpenzimet e shqiptareve për bulmet dhe vezë u rriten me 30.6% sipas të dhënave të Eurostat.

Shpenzimet më të ulëta për frymë për bylmet i kanë irlandezët, serbët, bullgarët dhe polakët me më pak se 200-232 euro në vit për frymë.

Bulmeti dhe vezët janë produkti kryesor i shportës së mallrave me rendësi të lartë në procesin ushqyerjes të rekomanduara për konsum të përditshëm në të gjithë grup-moshat nga Organizata Botërorë e Shëndetësie.

Çmimet e larta të këtyre produkteve përveçse rendojnë kostot e jetesës rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës që nuk mund të përballojë financiarisht blerjen e përditshme të tyre.

Industria vendase e përpunimit të qumështit po vuan rritjen e kostove dhe rënien e numrit të bagëtive, çka ka ndikuar në rritjen e çmimeve, duke e bërë atë jo konkurruese dhe duke favorizuar importet./Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 22/06/2023 13:30

    Konsumi (kostoja)varet nga cmimi por edhe nga sasia e konsumuar. Nuk e besoj qe cmimet e bulmetit te jene me te shtrenjta ne Shqiperi. Por eshte e qarte se shqiptaret konsumojne me shume bulmet se evropiani mesatar. Ceshtje djete, shqiptari e kalon darken vetem me bulmet.

    Përgjigju
  • ELONA: 22/06/2023 13:00

    ME SHTRENJTE JANE SEPSE JANE ME QUMESHT PLUHUR :))))

    Përgjigju
  • Edi: 22/06/2023 12:15

    Gjithmone flitet per cmimet. Po per cilesine qe eshte 10 here me e dobet se ne Europe edhe marketet qe nderrojne etiketat dhe i shesin te skaduara

    Përgjigju
  • Shumesakte: 22/06/2023 10:56

    Normal, bujqesia ketu eshte ne kushte mbijetese jo per te furnizuar tregun. Edhe sikur mos jene me shtrenjte, Jane shume me lire ne raport me pagat qe marrin.

    Përgjigju
    • Lala: 22/06/2023 12:25

      Ca pagash merr bujqesia mer.prodho e shit vet jan.ka vajt djathi me shtrenjt se mishi.

  • Lajm kot: 22/06/2023 09:04

    Në Shqipëri shitet me kile. Jashtë shitet me gram. Ku është më lirë?

    Përgjigju
  • Statistika: 22/06/2023 08:08

    Nga 100 ne 117 leke rritja eshte vetem 17% dhe jo 117% keshtu qe ose pjestojini me 10 % qe keni vendosur ose hiqini nje 1... se e bete shqiperine gogol

    Përgjigju
    • Gazetar hesapi: 22/06/2023 11:03

      Kështu është kur t'a mbajnë diplomën peng që të punosh 3-4 vjet në Shqipëri me rrogë mizerabël.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'