Bulqizë, Basha: Anëtarësia e PD ta
përdorë me përgjegjësi votën e saj

Bulqizë, Basha: Anëtarësia e PD ta<br />përdorë me përgjegjësi votën e saj
BULQIZE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga anëtarësia e PD-së ta përdorë me përgjegjësi votën e saj me të cilën do të ndërmerren vendimet më të rëndësishme në PD. Duke folur në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve të Bulqizës, Basha kërkoi reflektim të dyfishtë ne zgjedhjen e drejtuesve të rinj nga njëra anë, në vlerësimin e vlerës dhe meritës, dhe nga tjetër në kundërvënien e vlerave të PD përballë antivlerave të promovuara nga mazhoranca.
 
“Ndonëse jemi gjithsecili këtu i mandatuar, të gjithë jemi të barabartë me çdo demokrat tjetër brenda dhe jashtë kësaj salle dhe gjithsecili prej nesh ka një votë. Vendosja e votës së lirë në bazë të vendimarrjes është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, një përgjegjësi që kërkon një reflektim të thellë nga gjithë ju ushtruesit e kësaj të drejte,  një reflektim të dyfishtë. Nga njera anë, brenda vetes tonë për çdo rast të shkarjes apo degradimit nga parimet e vlerës dhe meritës brenda radhëve tona dhe një reflektim tjetër në raport me vendosmërinë tonë për t’ju kundërvëne projektit më ogurzi por dhe më të pashpresë politik që ka kundërshtari ynë, të mbajtjes dhe menaxhimit të pushtetit përmes promovimit të antivlerave”, tha Basha.
 
Sipas kreut të PD, drejtuesit e rinjt të PD-së duhet të nisin hartimin e alternativës së demokratëve. Basha u ndal në situatën në vend ku u shpreh se papunësia ka arritur shifra alarmante, ndërsa sipas tij papërgjegjshmëria e qeveritarëve ka arritur kulmin.
 
“Mungesa e perspektivës dhe vizionit e ka zhytur Shqipërinë në ditën e saj më të keqe. Janë mbyllur vende pune, janë hedhur në rrugë njerëzit, përkeqësim në çdo statistikë të rendit,  vrasje,  tentative vrasje,  grabitje dhune, transparenca dhe përgjegjshmëria e pushtetarëve para qytetarëve është në nivelet më të ulëta që nga kapërcimi i diktaturës moniste. Sot është koha që demokratët e Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë, nën drejtimin e ekipeve të reja të ndërtojnë alternativën tonë të re bazuar në parimet e lirisë,  konkurencës së lire e të pastër dhe të zhvillimit”, tha Basha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë