Gjatë një operacioni të koduar “Pranverë 2016”, policia ka arrestuar në flagrancë poseduesin e tyre, Martin Biba, 50 vjeç, me precedentë të mëparshëm dhe i dënuar “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”.
Shtetasi i lartpërmendur ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri Kallashnikov me dy krehra të lidhur me natriban me njëri -tjetrin, 5 arka me fishekë model 56, një krehër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij si dhe një bobinë me 500 m fitil detonator.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë", parashikuar nga nenet 278/2 dhe 242 të Kodit Penal.