BULQIZE- Një minator është plagosur teksa po punonte brenda në një galeri kromi në zonën D. 26 vjeçari Surja Skara sot në mëngjes kishte hyrë në galerinë private nr. 48 për të nxjerrë krom.
Për momentin nuk ka detaje mbi mënyrën si mund të jetë plagosur 26 vjeçari, ndërkohë që është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për një mjekim më të specializuar. Ky është rasti i dytë brenda 24 orësh që për shkak të aksidenteve lëndohen minatorët. Dje në Martanesh u raportua për vdekjen e një minatori 63 vjeçar, pasi ishte zënë poshtë nga një masiv shkëmbor.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

METE nis hetimet për vdekjen e minatorit në Martanesh