Ministria Qato shprehu mbështetjen e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të minierave dhe mineraleve nëpërmjet projekteve, të cilat jo vetëm garantojnë punësimin më të lartë në zonë por sigurojnë dhe pagesa dinjitoze për puënjosit e minierës.
Deri më sot investimi në minierë ka qënë i rëndësishëm, sidomos në zhvillimin e thellësisë, projekt i cili pritet të mbarojë në mars 2018, investim ky thelbësor jo vetëm prej krijimi të aksesit në nivele të ndryshme por dhe për shtimin e jetëgjatësisë së minierës.
Nga ana tjetër Zv. Ministri Aliko, diskutoi me administratorët rreth garantimit të kushteve teknike të punës në miniera, përmirësimit të tyre dhe automatizimin e proceseve të minierës. Gjithashtu rihapja e shkollës së mesme profesionale Gjeologji/Miniera jep një alternativë edukimi professional për shumë të rinj nga qyteti i Bulqizës dhe zonës përreth dhe siguron dhe kuadrot e ardhshme të menaxhimit të industrisë në këtë zonë.
Miniera sot punëson një numër të lartë punëtorësh, ku një pjesë e madhe janë familjarë të rinj, në moshëm mesatare 35 vjec. Ministrja Qato së fundmi u shpreh se me politikat e qeverisë në lidhje me punonjësit e minierave pritet që numri i të punësuarve të rritet ndjeshëm. Ndersa ALBCROM ben me dije se jane pro statusit te minatorit por sic eshte prktika ne te gjithe boten, fondet duhet patjeter te mbulohen nga buxheti i shtetit.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











