Bulqizë, përçahet
sindikata e minatorëve

Bulqizë, përçahet <br />sindikata e minatorëve
BULQIZE- Përçahet sindikata e minatorëve të Bulqizës. Pas vendimit të Konfederatës së sindikatës së minatorëve për të larguar nga detyra kryetarin e sindikatës të këtij rrethi Dilaver Përkoxha, ky i fundit nuk ka pranuar të dorëhiqet.

Kjo me arsyetimin se kontrata e tij për të qëndruar në krye të sindikatës së minatorëve të Bulqizës është e vlefshme deri në vitin 2013. Përkoxha ka kërkuar gjithashtu që nga çdo grup pune që punon në minierën e Bulqizës të zgjidhet një përfaqësues dhe më pas të zgjidhet edhe kreu i sindikatës.

Ndërkohë më datën 7 nëntor, Konfederata e sindikatës së minatorëve vendosi që të largojë nga detyra kreun e sindikatës së minatorëve të Bulqizës duke vendosur në vend të tij Kujtim Alliun.
Gjithashtu konfederata emëroi si sekretar edhe Baki Bajraktarin, i cili për tre muaj ka qenë kryetari i grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.
(burimi ora news)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar