Disa prej bashkive të vendit i ndezën sonte dritat e pemës së fundvitit të vendosur qëndrat e qyteteve të tyre, duke rigjallëruar dhe ngjyrosur sheshet kryesore të vendit me emocionet e festave.

Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, në qendër të Bulqizës u ndezën mbrëmjen e sotme dritat e pemës së fundvitit, duke shënuar nisjen zyrtare të festimeve të dhjetorit në qytet. Ceremonia u shoqërua me muzikë, program artistik për fëmijë dhe aktivitetet e para kulturore që do të vijojnë përgjatë gjithë muajit.

Pema, e dekoruar me qindra drita shumëngjyrëshe dhe ornamente festive, u kthye menjëherë në pikën kryesore të vëmendjes, ku familje të shumta dhe fëmijë të vegjël shijuan momentin e ndezjes së saj. Ndezja e dritave u përshëndet edhe nga përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët uruan qytetarët për më shumë gëzim, solidaritet dhe shpresë në prag të festave.

Edhe në Vlorë është ndezur sonte zyrtarisht pema e festave të fundvitit. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit pema e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri u ndez në sheshin “Tre Racat”, përballë Teatrit “Petro Marko”.

Në sheshin e zbukuruar me Christmas Market dhe me pemën e vendosur në qendër, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, uroi qytetarët vlonjatë për festa të mbara dhe një vit të mbarë.

Dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve u ndezën nën një numërim të përbashkët edhe nw Roskovec. Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi mbajti fjalën hapëse të ceremonisë, duke uruar festat e fundvitit për të gjithë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Atmosfera festive në Bashkinë Roskovec, ndizen dritat e pemës së fundvitit në qendër të qytetit

1765304129_fierfestime.jpg

Mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e Pemës së Krishtlindjeve në Roskovec, në një ceremoni plot emocion dhe gëzim.

Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi mbajti fjalën hapëse të ceremonisë, duke uruar festat e fundvitit për të gjithë. Dritat shumëngjyrëshe të pemës së fundvitit u ndezën nën një numërim mbrapsht të përbashkët mes qytetarëve të pranishëm në ceremoni.

Ora 18:40
Ndizen dritat e pemës së fundvitit në Vlorë, kryebashkiakja Mersini uron festa dhe vit të mbarë për vlonjatët

Është ndezur zyrtarisht pema e festave të fundvitit në qytetin e Vlorës. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit pema e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri u ndez në sheshin “Tre Racat”, përballë Teatrit “Petro Marko”.

Në sheshin e zbukuruar me Christmas Market dhe me pemën e vendosur në qendër, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, uroi qytetarët vlonjatë për festa të mbara dhe një vit të mbarë.

Aktiviteti vijoi me performancat e këngëtarëve, të cilët do të argëtojnë publikun deri në orët e vona. Të shumta ishin familjet vlonjate dhe fëmijët që morën pjesë në ndezjen e përbashkët të pemës.