Rivaliteti për shfrytëzimin e burimeve natyrore në minierat e kromit të rajonit minerar të Bulqizës prej kohësh ka kaluar caqet e konkurrencës ekonomike. Nuk kanë qenë të rralla rastet e luftimeve tip "Far West" në mes të qytetit dhe në mes të ditës, midis bandave rivale apo vendosja e dinamitit në makinë të ndryshme pronarësh. Policia ka mbajtur vetëm evidence të të vrarëve e të plagosurve, ndërkohë që dhjetarë minatorë kanë humbur jetën në galeri nga mungesa e kushteve të sigurisë në punë. Pagat e ulta shkaktuan edhe një grevë afatgjatë të minatorëve të ACR-së, ndërkohë që ish-kryepolici i Dibrës Shemsi Prençi u largua nga detyra prëj presidentit aktual Bujar Nishani, pasi kapi në flagrancë makina me krom, që ishin faturuar dhe deklaruar në gjysmën e kapacitetit real, duke kryer evazion të hapur fiskal.
Në korrik të këtij viti, një grup prej shtatë deputetësh socialistë kanë kërkuar, përmes një shkrese zyrtare dërguar kryeparlamentares Jozefina Topalli, që të lejojë interpelancën urgjente me kryeministrin Berisha në lidhje me shfrytëzimin e kromit në Bulqizë, e cila është kërkuar për muaj më pare, por ka mbetur në heshtje nga administrata e Kuvendit.
"Kërkesa e deputetëve të PS nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi, duke shënuar kështu një precedent tejet të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë parlamentare", shpreheshin ata. Sipas tyre, "situata është tejet e rënduar si pasojë e shfrytëzimit pa asnjë kriter, e në kapërcim të çdo caku ligjshmërie, me pasoja fatale për humbjen e jetëve të 70 minatorëve dhe gjymtimin e shumë të tjerëve".
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com